Për shkak të koronavirusit, shumë skuadra po përballen me probleme financiare.
Arsenali, si shumë klube në Angli, e ka gjetur veten në krizë financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Skuadra nga veriu i Londrës, sipas “Mirror”, humbi 30 milion euro vitin e kaluar.
Kjo madje para ardhjes së koronavirusit në futbollin anglez, që nënkupton se pritet të humben edhe më shumë para në vitin 2020.
Për t’i minimizuar humbjet, Arsenali është munduar t’i bind lojtarët që t’ua shkurtojë pagën.
Futbollistët u njoftuan se klubi është në një situatë tejet të rënë financiare.
Sipas “Telegraph”, është bërë një propozim që të shkurtohen pagat për 12% prej prillit 2020 deri në mars 2021.
Me faturën e pagave që aktualisht kap 250 milionëshin, u shpresua se lojtarët do të pranonin kërkesën, sipas të cilës klubi do të shpëtonte 30 milionë në vit.
Madje, u përfshi një opsion sipas të cilit lojtarët që nënshkruajnë kontrata të reja në të ardhmen, të rimbursohen me shumën e humbur gjatë shkurtesave.
Një tjetër opsion përfshirës ishte që secili lojtar që do të shitej pas virusit do të merrte pagën e shkurtuar në formë rimbursimi.
Futbollistët votuan të hënën, por vendosën ta refuzojnë kërkesën.