Ulen pak çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, nesër e pasnesër

08:50 | 30 Maj 2026
ulen-pak-cmimet-tavan-te-derivateve-te-naftes-per-sot,-neser-e-pasneser

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës.

Nafta sot mund të shitet deri në 1.52 euro, që është tre centë më lirë se dje.

Ndërkaq, benzina mund të shitet deri në 1.43 euro, më lirë se dje që ishte 1.49.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë sikurse dje – 0.74 euro për litër.

Në njoftimin e saj, Ministria tha se këto çmime vlejnë edhe për të dielën dhe të hënën

Komento: