Këto temperatura na presin këtë javë.
Ditëve të para të vjeshtës meteorologjike mbetet mot i ngrohtë, me diell dhe vransira, nga e premta me mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat në rënie graduala.
Prishtina Weather njofton se minimalet do të luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet do të zbresin nga 32C deri në 27C.
2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
3.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
4.09 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell.
5.09-6.09 – Mbetet ngrohtë, të enjten kryesisht me diell, e pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e premte, pjesërisht vranët, pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s, të martën me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave mesatare.