Ulët çmimi i naftës

14:27 | 27 Maj 2019

Në Maqedoninë Veriore nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmim më të ulët.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) nga mesnata benzina do të shitet për 1 denar më lirë derisa dizeli për 2 denarë.

Çmimet e reja të derivateve Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka përcaktuar në bazë të metodologjisë së re.

Komento: