Ulet dukshëm çmimi i Shaqirit

23:33 | 18 April 2020

Liverpool ul dukshëm çmimin e Shaqirit.

Gazeta britanike Football Insider raporton se drejtuesit e Liverpoolit kanë vendosur ta ulin dukshëm çmimin e Xherdan Shaqirit sa për ta shitur përfaqësuesin zviceran gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që klubet janë dëmtuar shumë në aspektin financiar nga virusi Covid-19.

Gjatë dy vjetëve në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, përderisa si ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme. 28-vjeçari i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar për skuadrën e Kloppit këtë sezon.

Ai gjithashtu ka luajtur disa minuta lojë në Ligën e Kampionëve, mirëpo së fundi u raportua se Liverpooli i ka kërkuar Shaqirit ta gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Liverpooli po i kërkonte 30 milionë euro për Shaqirin, përderisa një numër i klubeve janë të interesuara për t’ia ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazeta spanjolle sugjeron se Secilla, Roma dhe CSKA Moska janë të gjitha të interesuara për Shaqirin, mirëpo thekson se Sevilla shpreson që Liverpooli do ta ulë çmimin kërkues për shitjen e futbollistit.

E kjo gjë tani duket se është bërë realitet, pasi që tani Football Insider raporton se një zëdhënës i klubit u ka thënë se Shaqirit do t’i ulet dukshëm çmimi, pasi që drejtuesit besojnë se do të jetë e pamundur të shitet Shaqiri me çmimin e caktuar më parë shkaku i dëmeve në aspektin financiar që ua ka sjellë klubeve kriza e koronavirusit.

Komento: