Ulet ndjeshëm numri i gjobave për masat antiCOVID

09:09 | 06 Qershor 2021

Shqiptohen 56 gjoba antiCOVID, për dallim nga koha kur numri i tyre ishte mbi 1 mijë.

Në muajin mars ka kaluar mbi 1 vit e gjysmë që nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

Që nga ajo kohë, institucionet përgjegjëse kanë vendosur masa të ndryshme për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Kësisoj me të zvogëluar numri i të infektuarve dhe viktimave, nga Qeveria e Kosovës u morë vendim që të ndryshohen masat antiCOVID.

Thuajse prej një periudhe ndoshta 1 vjeçare gjatë 24 orëve të fundit u shqiptua numri më i vogël i gjobave antiCOVID.

Brenda kësaj kohe Policia e Kosovës shqiptoi vetëm 56 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Siç duket lehtësimi i masave antiCOVID ka lehtësuar qytetarët, por edhe Policinë e Kosovës.

Komento: