Ulpiana-Liria, dy ekipet kërkojnë hapin për Superligë.
Sot, do të luhet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, mes Ulpianës dhe Lirisë.
Të dy ekipet e kanë mbyllur sezonin në vendin e dytë. Liria në Grupin A, teksa Ulpiana në Grupin B.
Kështu ekipi që triumfon sot do të përballet me skuadrën që do të përfundojë në vendin e tetë në Superligën e Kosovës.
Kjo do të merret vesh nesër, kur është edhe xhiroja e fundit. Ferizaj dhe Trepça ’89 do të jetë njëra prej ekipeve. Këto dy ekipet po luftojnë për barazh dhe rënie në Ligën e Parë.
Ferizaj do të ketë punë me Dukagjinin, teksa Trepça ’89 e pret Prishtinën.
Ndryshe, ndeshja mes Ulpianës dhe Lirisë do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershor” në Klinë.