Ultimatumi i Sindikatës së Telekomit: Bëjeni publik anulimi i kontratës me Z-Mobile, ose hyjmë në grevë

13:01 | 16 July 2019

Sindikata e Telekomit: Nëse s’bëhet publik anulimi i kontratës me Z-Mobile, hyjmë në grevë.

Telekomi ka bërë të ditur se nuk do t’i vazhdojë Z- Mobile’it edhe për 10 vite tjera kontratën që i kushtoi miliona humbje çdo vit kompanisë publike.

Megjithatë, një njoftim të tillë nuk e kanë bërë ende publik.

Sindikata e PTK-së i ka vënë ultimatum menaxhmentit që të njëjtën ta publikojë, në të kundërtën paralajmërojnë grevë, e se konsumatorëve të VALA-s nuk do t’i ofrojnë asnjë shërbim.

Në një dokument të cilin e ka siguruar RTK, e që i është dërguar Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefit, e shefes së bordit, Besa Shatrit për ta vënë në dijeni edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën, kanë bërë të ditur se në grevë do të shkohet nga fundi i këtij muaji.

Komento: