Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha janë përfshirë në një debat në Parlament.
Debati erdhi pasi Berisha kërkoi të mbante fjalën e tij në parlament, ndërsa kryeministri Rama i ka kujtuar se ai është person “non grata” nga SHBA.
Pjesë nga debati
Edi Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar. Nuk ka procedurë për non gratat, je i pa dëshiruar.
Flamur Noka: Kush je ti që vendos se kush do flasi?
Lindita Nikolla: Zoti Mediu flisni
Fatmir Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.
Sali Berisha: Po vepron në verbëri për të mbrojtur Edi Ramën, po hiqe nga mendja, nuk e mbron dot.