Ulutash takon Rushitin e KRCT-së, temë ndikimi i traumës së luftës në shoqëri

15:26 | 21 Janar 2026
ulutash-takon-rushitin-e-krct-se,-teme-ndikimi-i-traumes-se-luftes-ne-shoqeri

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me  Feride Rushitin, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë (KRCT).

Siç bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it, një nga temat qendrore të diskutimit ishte ndikimi afatgjatë i Dhunës Seksuale të Lidhur me Konfliktin (DHSK), e cila preku mijëra njerëz gjatë luftës – gra, vajza, burra dhe djem të të gjitha etnive.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti rëndësinë e të kuptuarit të këtyre dinamikave komplekse sociale, në përputhje me mandatin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë. Diskutimi preku sfidat me të cilat përballet KRCT-ja në zhvillimin e një sistemi institucional mbështetjeje, njohjeje dhe llogaridhënieje për të mbijetuarit”, u tha në njoftim.

“Të kuptuarit e ndikimit të thellë dhe afatgjatë të traumës së luftës dhe DHSK-së në shoqërinë kosovare është thelbësore për misionin tonë”, tha mes tjerash kreu i misionit të NATO-s në Kosovë.

Komento: