Umtit i mbet në derë Barcelonës, kjo është arsyeja

13:06 | 19 Dhjetor 2021

Barcelona mesa duket nuk do jetë në gjendje ta shesë mbrojtësin Samuel Umtiti, pasi nuk ka interesim nga klubet e tjera.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka zhvilluar 133 paraqitje për katalunasit gjatë pesë vite e gjysmë te katalunasit.

Sidoqoftë, francezi zhvilloi ndeshjen e parë në vitin 2021 me 12 dhjetor, ngase ishte i lënduar ose nuk preferohet nga trajnerët, Ronald Koeman dhe tani Xavi.

Pavarësisht që qendërmbrojtësi zbriti pagën, ‘Sport’ raporton se zyrtarët e klubit nuk kanë pasur fat në pranimin e ofertave, transmeton lajmi.

Raporti shton se Umtiti i është ofruar një skuadre dhe ata e kanë parë si shaka, ngase problemi është te paga e lartë dhe problemet e lëndime.

Barcelona gjithashtu nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për ndërprerjen e kontratës, që skadon në vitin 2023.

Komento: