Umtiti, Manchester United, vjen lajmi i papritur

20:15 | 29 Mars 2019

Samuel Umtiti është mbrojtësi I Barcelonas, që edhe pse u përfol për një transferim në Manchester United, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Kështu të paktën beson Mikael Silvestre, sipas të cilit, francezi nuk do të përshtatej në skuadrën nga ‘Old Trafford’.

‘Goal’ gjatë kësaj jave raportonte se katalanët do të shqyrtojnë ofertat për Umtiti, pas ardhjes së Matthijs De Ligt në skuadër.

“Man United gjithmonë do të shikojë të nënshkruaj me lojtarë të rinj, por nuk e shoh Samuel Umtiti si të nevojshëm për skuadrën” ka thënë Silvestre, transmeton lajmi.net

“Mendoj se Eric Bailly ka kualitetet e kërkuara në mbrojtjen e United, por United gjithmonë do të targetoj më të mirët. Për mua, fokusi do duhej të jetë mesfusha” ka shtuar ndër të tjerash ai.

Silvestre luajti me skuadrën e Man Utd nga viti 1999 deri në vitin 2008, pikërisht në fazën e mbrojtjes.

Komento: