Samuel Umtiti pozitiv në COVID-19.
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka dalë pozitiv në COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Barcelonës, në rrjetet zyrtare të klubit.
Mbrojtësi francez është i lënduar, dhe nuk gjendet në grumbullim me skuadrën në Lisbonë.
Sipas njoftimit te Barcelonës, Umtiti është vetëizoluar në shtëpinë e tij, sipas rekomandimeve të institucioneve.
Ky është rasti i dytë me COVID-19 te Barcelona, pasi dy ditë më parë, pozitiv ka dalë edhe Jean-Clair Todibo.