UNDP dhuron donacion për kërkim-shpëtim në vërshime

16:25 | 08 Shtator 2023
undp-dhuron-donacion-per-kerkim-shpetim-ne-vershime

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në një ceremoni të përbashkët, të organizuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, u bë pranim- dorëzimi i donacionit për Kërkim-Shpëtim në Vërshime.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, theksoi ky donacion është i rëndësishëm, sepse do t’iu ndihmojë qytetarëve tanë për të pasur një siguri më të madhe në raste vërshimesh, sikurse ato që na goditën në fillim të këtij viti.

Ai vuri në dukje se viteve të fundit, vendi ynë është goditur nga një numër fatkeqësish, duke filluar nga Covid-19, që ishte një pandemi botërore, e deri te vërshimet urbane të cilat na goditën për dy vjet radhazi duke na shkaktuar humbje në jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale dhe ekonomike.

Gashani shtoi se edhe këtë vit, këto agjenci ishin së bashku me ne kur u sfiduam nga vërshimet duke na mbështetur që nga dita e parë, me vlerësimin e shpejtë të dëmeve dhe rimëkëmbjen e hershme.

  

Komento: