“Unë dhe stafi bashkëndjejmë me ju”, Përparim Rama del me deklaratë për kaosin në Prishtinë

19:25 | 28 October 2022

Testimi i sotshëm në kryeqytet për projektimin e Unazës së Brendshme, ka shkaktuar tollovi të mëdha trafiku në Prishtinë, duke frustruar qytetarët.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë një deklaratë publike, duke thënë se për këtë testim qytetarët ishin informuar nga data 26.10.2022.

“E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falënderoj përzemërsisht për durimin që treguat sot”, thuhet në deklaratën e Ramës.

Kryetari Rama, po ashtu, ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për mbajtjen e rendit dhe qetësisë.

Komento: