Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Amerikë.
Presidenti amerikan Donald Trump të martën tha që ai e dinte që nga fillimi se mijëra amerikanë mund të vdisnin nga coronavirusi, por e minimizoi kërcënimin, sepse ai dëshironte të qëndronte pozitiv.
Në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë të martën, Trump u pyet nëse ai i “mashtroi” amerikanët duke i thënë publikut se virusi do të ikte shpejt, edhe pse ishte e qartë se numri i rasteve dhe numri i vdekjeve ishin në rritje, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
“Unë dija gjithçka. E dija se mund të ishte e tmerrshme. E dija se mund të ishte ndoshta mirë”, tha Trump. “Unë nuk dua të jem një person negativ”.
Ai vazhdoi: “Është me të vërtetë e lehtë të jesh negativ. Por unë dua t’u jap njerëzve gjithashtu shpresë”.
Kjo erdhi ndërsa ekspertët më të mirë mjekësorë në grupin e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë paralajmëruan që coronavirusi lehtë mund të vriste 100,000 deri 240,000 amerikanë – madje edhe me përpjekje lehtësuese si distanca sociale në vend.
Ekspertët e shëndetit publik kanë bërë më parë kritika ndaj qasjes së Trump për të minimizuar kërcënimin e virusit, duke argumentuar se Trump “i vodhi SHBA-së kohë të vlefshme dhe të nevojshme” për t’u përgatitur për atë që është tani një pandemi – potencialisht që kushton mijëra jetë.
Coronavirusi i ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, e ka origjinën në Ëuhan, Kinë, duke u shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Por nuk u identifikua si një virus i ri deri në fillim të janarit.
Ndërkohë rasti i parë i konfirmuar me coronavirus në SHBA ishte në 21 Janar.
Që në fillim, Trump e minimizoi publikisht kërcënimin.
Madje siç thuhej, agjencitë e inteligjencës e kishin paralajmëruar atë për një pandemi të afërt