‘Unë jam Astrit’, marsh simbolik në përkujtim të Astrit Deharit

18:24 | 28 October 2019

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” po mban një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Marshit që po mbahet te kinemaja ABC në Prishtinë, iu kanë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Ky marsh është organizuar për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjën Dehari, raporton lajmi.

Javën që lam pas, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.

Komento: