
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shkëmb Manaj, ka bërë një postim publik në prag të zgjedhjeve që mbahen nesër në Kosovë.
Përmes këtij postimi, Manaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë fushatës, duke theksuar lidhjen e tij me njerëzit dhe angazhimin për të vazhduar rrugëtimin politik së bashku me ta, transmeton ORAinfo.
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të këtij vendi, aty ku shpresa u bë zë, u bë besim, u bë forcë. Këto momente nuk shkruhen por jetohen”, ka shkruar Manaj, duke vlerësuar sinqeritetin dhe dashurinë për Kosovën që, sipas tij, ka ndjerë gjatë takimeve me qytetarët.
Ai ka theksuar se mbështetja e marrë është nder dhe përgjegjësi e madhe për të, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve edhe në të ardhmen.
Në fund të postimit, Manaj ka rikujtuar edhe numrat zgjedhorë, duke bërë thirrje për mbështetje për LDK-në, kryetarin e saj Lumir Abdixhiku dhe kandidaturën e tij për deputet.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen nesër, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. /ORAinfo/