“Unë nuk e shoh Mbappen në Real Madrid”

13:08 | 10 Mars 2022

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf tha se nuk e sheh Mbappen pjesë të ekipit të Real Madridit.

Seedorf gjatë komentimit të ndeshjes ndërmjet Real Madrid dhe Paris Saint Germain për ‘Amazona Prime Italia’ ai tha se nuk e sheh Mbappen si lojtar të Real Madridit.

“Unë nuk e shoh Mbappen në këtë ekip (Real Madrid)”, tha Seedorf.

Sipas tij nëse ai do luajë në të djathtë nuk do ketë vend për Vinicius, ndërsa në të djathtë nuk do ketë vend për Asension.

“Nëse ai luan në të majtë, do të thotë që Vinicius duhet të mbetet jashtë. Ku do të luante? Në të djathtë në vend të Asensio? Kjo është një mundësi”, vazhdoi ai, përcjell lajmi.

Ai gjithashtu lavdëroi punën e mirë të Benzemas, duke kritikuar atë të Mbappes.

“Shikoni se çfarë bëri Benzema. Ai e kuptoi që skuadra kishte nevojë për të, ndaj u fut thellë për të marrë topin. Mbappe nuk e bënë këtë”, tha ai për ‘Amazona Prime Italia’.

Mbappe është i lidhur me një transferim drejt Real Madridit në fund të sezonit.

Komento: