Lajm i mirë nga shëndetësia.
Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli deklaroi se këtë reformë e kanë pritur gjatë dhe se me këtë po arrihet një qëllim të cilin janë shumë të kënaqur që po e realizojnë.
Sipas Ismajlit gjendja në shëndetësi sidomos në aspektin farmaceutik ka qenë jo fort e mirë dhe se Kosova bashkë me Bjellorusinë kanë qenë të vetmet shtete që nuk e kanë pasur këtë udhëzim e që ka mundesuar keqpërdorimim e buxhetit të shtetit.
“Hera e parë që Kosova bëhet me udhëzim Administrativ që obligon të gjitha barnatoret të kenë çmime të njëjta për barna të njëjta” ka deklaruar Ismaili.