
Shkëlzen Jusaj me 19 vota, Burim Piraj me 9, Faton Kutllovci me 8, Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me 6, janë zgjedhur anëtarë të Degës në Kosovë nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBShGj).
Nga 25 fletëvotime, të gjitha të vlefshme, u zgjodh Kryesia e Kuvendit të Degës me 5 anëtarë, raporton Ekonomia Online.
Shkëlzen Jusaj, pas përzgjedhjes, ka thënë se Kosova aktualisht po vuan për fuqi punëtore dhe ka propozuar që të hapen shkolla profesionale.
“Kosova po vuan për fuqi punëtore. Ne propozojmë institucioneve për të krijuar shkolla profesionale për të fuqizuar fuqinë punëtore. Unë kam propozime që të kemi memorandume bashkëpunimi, të harmonizojmë dhe t’i vendosim në drafte t’i dërgojmë në institucione për t’i zhvilluar”.
“Ju falënderoj të gjithëvs për besimin dhe sigurisht se do bëjmë maksimumin të mos iu dështojmë”, ka thënë Jusaj.
Drejtori Ekzekutiv i UBShGJ-së, Bekim Brestovci, ka thënë se qëllimi i Unionit, pas 10 viteve punë të suksesshme në Gjermani e diasporë, të shtrihet dhe rrisë anëtarësinë edhe në Kosovë.
“Unioni i Bizneseve qe 10 vite ka pasue një rezultat tejet të madh, është krenar për secilin anëtar që kanë dhënë kontributin e tij. Një nga objektivat, është ndërlidhja sa më e madhe dhe marrja e shumë shërbimeve, të krijojmë anëtarësi në Kosovë. Synimet tona janë bukur madhore dhe arritja e tyre është shumë e rëndësishme”, ka thënë Brestovci.
“Për ne si union është një ditë e rëndësishme e veçantë, sepse po bëhen 7 muaj ku po hapn zyrat, sot pas 7 muaj po takohem me një numër të anëtarëve që deri më tani janë 56-të, andaj të gjithë ju që jeni sot prezent iu përshëndes dhe faleminderit”, ka thënë ai.
Ndërsa, Nazmi Viqa, Kryetari i UBShGJ-së, tha së shtatë muaj më pas jemi mbledhur për ta bërë kurorëzimim e një punë të madhe të degës në Kosovë.
“Kjo është një dëshmi e realizimit të Unionit për punën tonë. Ndihem shumë krenarë me punën tonë. Kosova ka shumës fida në zhvillimin ekonomik, Unshgj duhet të jetë shumë aktiv në këtë aspekt të jap kontribut direkt, një është qasja direkt në financa”, ka thënë ai.
“Mbështetja për eskportet kanë arritur standardet e kërkuara, disa kanë depërtuar në treg disa jo, qëlkimi jonë është formimi i urëlidhësve. Bizneset kanl nevojë që të krijojnë kontakt për biznese dhe kompani tjera, është me rëndësi me ato gjermane”, tha Viqa.
Ai shtoi se me themelimin e degës në Kosovë, pret të ketë angazhim në zhvillim të aktiviteteve dhe zgjerim të vendit.
“Në fokus grupet sektoriale në identifikim për zhvillim të ekonomisë së vendit, të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare edhe ato të Unionit në Gjermani. Fuqia jonë është e madhe por edhe përgjegjësia”, ka thënë Viqa.