Largimet janë tani një prioritet në Barça për të krijuar pak më shumë diferencë pagash me synimin për të regjistruar nënshkrime të reja.
Memphis është shumë afër shkuarjes në Juventus dhe Sergiño Dest mund të largohet nga klubi përpara se të mbyllet merkato, përcjell ORAinfo.
Manchester United dhe Barça tashmë kanë nisur negociatat përfundimtare për shitjen e anësorit te klubi anglez dhe gjithçka është në rrugën e duhur.
Pavarësisht se nga Anglia tashmë flitet për një ofertë prej 17 milionë eurosh, realiteti është se të dy klubet po vlerësojnë skenarë të ndryshëm që variojnë nga një transferim me opsion blerje të detyruar deri në shitje direkte dhe Barça kërkon 20 milionë euro./ORAinfo/