United, City dhe Chelsea në ‘garë’ për yllin e madh

11:37 | 17 January 2019

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë të njëjtin synim për këtë afat.

Të trija këto skuadra duan ta transferojnë mbrojtësin e Crystal Palaces, Aaron Wan-Bissaka.

21-vjeçari është duke treguar formë të lartë në këtë sezon tek ‘Shqiponjat’, andaj të tri skuadra angleze e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Crystal Palace ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por vetëm nëse marrin ofertë prej 80 milionë eurosh.

United, City e Chelsea nuk janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë, por mund të ofrojnë ndonjë lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Komento: