United e do me çdo kusht yllin e Juventusit, Joao Cancelo.
Manchester United është gati të ofrojë 42 milionë funte dhe Matteo Darmian te Juventusi për Joao Cancelo, thotë TMW,përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi i djathtë portugez u transferua vetëm në Torino në verën e vitit 2018, por mund të gjejë veten në Old Trafford pas vetëm 12 muajsh në Itali./ORAinfo/