United dhe PSG në “luftë” për mbrojtësin më të mirë në botë

16:02 | 22 Mars 2019

Gjigantët e Premier Ligës Manchester United dhe gjigantët francezë Paris Saint-Germain janë të interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të Real Madrid, Raphael Varane.

Varane është bërë një nga mbrojtësit më të mirë të botës gjatë sezoneve të fundit dhe ishte pjesë e ekipit francez që fitoi Kupën e Botës të FIFA vitin e kaluar. Ai ishte gjithashtu një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Real Madridit që fitoi tri herë Ligën e Kampionëve të UEFA-s nën Zinedine Zidane përcjell ORAinfo.

Man United dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për nënshkrimin e francezit dhe kanë qenë duke e monitoruar situatën e tij në kohët e fundit./ORAinfo/

Komento: