
Klubet e Premier League, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë të interesuar të nënshkruajnë mesfushorin veteran të Juventus, Blaise Matuidi, thonë mediat angleze.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Juvetusin dhe nuk është e qartë nëse ai do ta zgjasë qëndrimin në Itali,përcjell ORAinfo.

Prandaj, si për zhvillimin e fundit, të dy Spur dhe United janë të prirur të nënshkruajnë ish mesfushorin e PSG falas në verën e vitit 2020./ORAinfo/