United dorëzohet, nuk po e transferon super- lojtarin

22:02 | 20 August 2022

Manchester United, ka vendosur të heqë Yannick Carrasco nga lista e tyre e ngushtë.

Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë eurot që kërkon Atletico Madridi, përcjell ORAinfo.

Manchester United vazhdon kërkimin e tyre për nënshkrime në këtë afat kalimtar. Erik ten Hag, trajneri i Djajve të
Kuq paralajmëroi se duhet të shtojë lojtarë të rinj për të forcuar skuadrën përpara 31 gushtit.

Një nga favoritët ishte Yannick Ferreira Carrasco.

Pala angleze duket se ka hequr dorë përfundimisht përballë negociatave të prera nga Atletico Madrid.

Sipas ‘Daily Mail’, skuadra e ‘Colchonero’ kërkon shumën e shënuar në klauzolën prej 60 milionë eurosh për reprezentuesin belg. Një shifër që skuadra mancuniane nuk e ka ndërmend ta arrijë./ORAinfo/

Komento: