Manchester United nuk do të shesë David De Gea për më pak se 75 milionë funte, ndërsa Paris Saint-Germain duket se janë të gatshëm ta transferojnë portierin, thotë The Sun.
Spanjolli ka qenë një gur themeli i Djajëve të Kuq në vitet e fundit, por duket se do të largohet nga Old Trafford pasi kundërshtoi një zgjatje të kontratës, përcjell ORAinfo.
Kampionët e Ligës 1 janë ndër pretendentët e tij më të mëdhenj, por United nuk do ta shesë atë për asgjë më pak se një çmim të madh./ORAinfo/