Manchester United, mund të konsiderojë nënshkrimin e portierit ndërkombëtar të Evertonit dhe Anglisë, Jordan Pickford verën e ardhshme nëse David De Gea largohet nga klubi në fund të këtij sezoni sipas Telegraph.
Kontrata ekzistuese e De Geas me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2023 dhe klubi po shqyrton nëse do t’i ofrojë spanjollit një kontratë të re, përcjell ORAinfo.
Kontrata aktuale e Pickford me Everton përfundon në vitin 2024 dhe të qenit një lojtar vendas është një avantazh i shtuar./ORAinfo/