
Manchester United, është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Espanyol, Raul de Tomas, zbulon COPE.
“Djajtë e Kuq” janë duke punuar për një marrëveshje për 27-vjeçarin teksa kërkojnë një zëvendësues për Cristiano Ronaldon, i cili po kërkon një largim nga Old Trafford, përcjell ORAinfo.

Nëse negociatat përparojnë shpejt, United do të paguajë rreth 30 milionë euro për De Tomas, i cili shënoi 17 gola në La Liga për Espanyol sezonin e kaluar./ORAinfo/