United hap ‘thesin me para’, po e transferon Sanchon për një shumë rekorde

14:38 | 02 Mars 2020

United gati ta transferojë Sanchon për një shumë rekorde sa i përket futbollit anglez.

Jadon Sancho është njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Ylli anglez ka shkëlqyer me Borussia Dortmundin dhe është bërë objektiv madhor i skuadrave nga vendlindja e tij.

Chelsea, Manchester City, Liverpool, Arsenal e Manchester United janë të gatshme të shpenzojnë shumë për ta rikthyer Sanchon në Angli.

The Telegraph ka raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të thyejnë rekordin në futbollin anglez për transferimin e Sanchos.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer synon të shpenzojë 140 milionë euro për transferimin e Sanchos.

Gjithsesi United nuk do ta ketë të lehtë fare ta fitoj garën për Sanchon, pasi edhe skuadrat tjera angleze kanë gati ofertat e tyre për lojtarin.

19-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 17 gola e duke asistuar në 18 të tjerë.

Komento: