United hidhet në “gjah” në Seria A, po e rrëmben yllin e Juventusit

14:19 | 05 Mars 2019

United e ka hedhur “grepin” në Seria A.

Manchester United është hedhur në sulm për një mbrojtës dhe duket se e ka gjetur në Serie A.

Sikurse raporton “The Sun Football”, 20 herë kampionët e Anglisë janë duke parë si mundësi për të transferuar në “Old Trafford” anësorin e Juventusit, Joao Cancelo.

Kjo lëvizje vjen si pasojë, sepse në fund të sezonit do të largohet një legjendë si Antonio Valencia, që padiskutim ka qenë i pazëvendësueshëm në krahun e tij.

Ndërkohë Cancelo sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit, i huazuar nga skuadra e Valencias. Portugezi me Juventusin ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe është transferuar në Torino për më shumë se 40 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi diçka konkrete në merkaton e verës.

Komento: