United i buzëqeshë fati, merr super-lajmin

17:38 | 26 Mars 2019

United ka marrë një super-lajm.

Para ndërprerjes për t’u bërë vend grumbullimeve të përfaqësueseve, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer po përballej me dëmtime të shumta dhe me një organikë thuajse të cunguar.

Megjithatë norvegjezi mund të buzëqeshë, pasi lajmet nga infermieria janë vërtetë shumë të mira, me plot 7 futbollistë që janë gati të vihen në dispozicion të tij, që për ndeshjen e fundjavës ndaj Watfordit në “Old Trafford”.

Kështu Marcus Rashford, Loce Show, Nemanja Matic dhe Anthony Martial hoqën dorë nga grumbullimet me Përfaqësueset respektive, për t’u përqendruar te rikuperimi dhe do të jenë gati për fundjavën.

Pop kështu edhe Eric Bailey, Matteo Darmian dhe Antonio Valencia, janë rikuperuar tërësisht ndërsa dyshime ka vetëm për Romelu Lukakun, i cili ishte në grumbullim me Belgjikën, por nuk luajti në asnjë nga takimet.

Kështu për ndeshjen e të shtunës ndaj Watfordit, e vetmja mungesë që Solskjaer do të ketë me siguri, është ajo e sulmuesit kilen Alexis Sanxhez, i cili ka shqetësime në ligamentin e gjurit dhe nuk dihet kur do të rikuperohet.

Komento: