United ia tregon derën Lukakut, gjen pasuesin e tij

19:12 | 24 Maj 2019

United, mendon ta ndryshojë skuadrën për sezonin e ardhshëm .

Manchester United është duke gjetur zëvendësuesin e Lukakut. Sulmuesi belg është drejt largimit nga Anglia me Interin si destinacionin më të mundshëm. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga Franca.

Bëhet fjalë për Moussa Dembele që aktivizohet te Lyon. Sulmuesi 22-vjeçar shihet si një përforcim ideal dhe për të ardhmen duke parë dhe moshën e re që ka.

Manchester United është gati të paguajë rreth 40 milionë euro klubit francez për të marrë shërbimet e tij. Ardhja e tij do t’i hapte rrugë largimit të Lukakut që duket se e ka vendosur të ardhmen e tij.

Komento: