United mendon t’i “blindojë” këta dy lojtarë

19:01 | 25 September 2022

Manchester United, ka dy çështje pezull me David De Gean dhe Marcus Rashford.

Të dy janë lojtarë të rëndësishëm për Erik ten Hag, por kontratat e tyre skadon në qershor 2023 dhe ai tashmë po mendon për strategjinë e tij me dy lojtarët, përcjell ORAinfo.

Është e vërtetë që skuadra mancuniane mund t’i rinovojë në mënyrë të njëanshme edhe për një vit nëse dëshirojnë, siç theksoi ‘The Telegraph’, një vendim që do t’i japë kohë ekipit për të negociuar situatën më me qetësi.

Çështja e portierit spanjoll është ajo që ngjall më shumë dyshime, pasi në moshën 31-vjeçare, Djajtë e Kuq po mendojnë nëse do ta lënë të largohet apo do të vazhdojë edhe një sezon. Zëvendësuesi i tij mund të jetë Pickford, i cili është portieri i parë për Anglinë dhe i skadon kontrata në dy sezone.

Ndërkohë, sulmuesi anglez ende nuk po dorëzohet në negociata. Klubi dëshiron ta rinovojë atë deri në vitin 2027, sipas ‘Daily Star’, por PSG po shtyn që ta nënshkruajë atë pa pagesë verën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: