Manchester United po ecën përpara në negociatat për yllin e Lille, Pepe, raporton The Times.
Mesfushori 24-vjeçar ka qenë një zbulesë në dy sezonet e fundit, me 37 gola të shënuara dhe 17 asistime në të gjitha garat për ekipin francez, përcjell ORAinfo.
United janë një nga disa klubet e interesuar në Pepe, por së shpejti mund ta kthejnë interesin e tyre në një ofertë konkrete. Megjithatë, me tre vjet mbetur në kontratën e tij, Lille mund të kërkojë sa më shumë 70 milionë funte për yllin e tyre./ORAinfo/