United mund të marrë masa disiplinore ndaj Jadon Sancho

19:45 | 04 Shtator 2023

Përgënjeshtrimi publik i Erik ten Hag nga Jadon Sancho, pasi ky i fundit tha se mungon intensiteti i tij në stërvitje, mund ta përballë atë me veprime disiplinore nga United

Sulmuesi anglez, i cili u largua nga Borussia Dortmund më 2021 për t’u transferuar në United, ku ju kundërpërgjigj holandezit në rrjetet sociale dhe tha se ai është përdorur si një “karrem” nga United, pritet që të këtë pasoja. Megjithatë, Ten Hag ka thënë së i qëndron komenteve të tij për 23 vjeë i qëndron komenteve të tij për 23 vjeçarin, kështu që United pritet që të inicion veprime disiplinore kundër Sanchos.

Prej që mori drejtimin e skuadrës nga Old Trafford, Ten Hag ka marrë reputacionin e një trajneri që ka disiplinë strikte. Vitin e kaluar, pas një interviste të nxehtë të Cristiano Ronaldos me Piers Morgan, në të cilën sulmuesi portugez tha se ndihet i tradhtuar nga trajneri, kontrata e Ronaldos u shkëput.

Këtë verë, ai largoi David de Gean, njërin prej futbollistëve që luajti më së gjati për United dhe ia hoqi shiritin e kapitenit Harry Maguires.

Marcus Rashford ishte po ashtu në bankë në ndeshjen që Ten Hag e zhvilloi kundër Wolves në dhjetor pasi që sulmuesi kishte ardhur vonë në një takim të skuadrës.

Sancho duhet të bëjë përpjekje të mëdha për ta marrë pozitën e tij në skuadër, megjithëse duket e pamundur pas deklaratës së dhënë të anglezit. Ten Hag dhe Sancho kanë pasur mosmarrëveshje gjatë tërë javës, me manaxherin që e la atë në bankë të skuadrës së të rinjve që menaxhohet nga Hannibal Mejbri dhe Dan Gore.

Tani mund të thuhet se ndonjë transferim diku tjetër do të ishte i përshtatshëm për të, me skuadrat nga Pro Liga e Arabisë Saudite që mund të bëjnë një lëvizje derisa merkato atje është ende e hapur.

Komento: