United në festë, ja kush po kthehet në “Old Trafford”

14:35 | 13 Janar 2019

Giuseppe Rossi, thuhet se po kthehet në Old Trafford për t’u trajnuar me ftesë të ish-shokut të tij të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

31-vjeçari ka qenë në Amerikë kohët e fundit duke punuar në nivelet e tij të fitnesit pas skadimit të kontratës së tij të Genoa përcjell ORAinfo.

Ai është në kërkim të një klubi të ri gjatë dritares së transferimit të janarit dhe gazeta Sport thotë se Pepito do të stërvitet me Manchester United.

Rossi u bë mik i mirë me Solskjaer gjatë kohës së tij në Manchester nga 2004 deri më 2007./ORAinfo/

Komento: