Manchester United, ka bërë kontakt me Monakon për të arritur një marrëveshje potenciale për mesfushorin Youri Tielemans.
Ole Gunnar Solksjaer, thuhet se është i interesuar për belgun, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim në ekipin tjetër të Premier League të Leicester City, përcjell ORAinfo.

Ata përballen me konkurrencën nga Foxa për nënshkrimin e 22-vjeçarit, i cili vlerësohet në 40 milionë funte (50 milion dollarë). Manchester United, e sheh atë si zëvendësim ideal për Paul Pogba i cili më shumë gjasë do të largohet./ORAinfo/