United ofron 100 milionë për yllin që po bën namin në Evropë

16:38 | 20 Nëntor 2019

Pas një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit me RB Salzburg, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, Erling Haaland ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Në Itali, Juventus janë të interesuar për shërbimet e tij, të cilat nuk do të jenë të lehta për t’u marrë,përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar nga gazeta angleze The Guardian, Man Utd janë të gatshëm të ofrojnë 100 milion € për sulmuesin e Norvegjisë t për të luftuar të gjithë konkurrencën. Nëse është e vërtetë, atëherë sigurisht që do të ishte një goditje e madhe për Juventus, të cilët nuk janë të etur të shkojnë kaq lartë./ORAinfo/

Komento: