United po e mendon futbollistin e Barcelonës si zëvendësues të Pogbas

20:41 | 07 Korrik 2019

Manchester United e ka gjetur zëvendësuesin e Paul Pogbas në skuadrën e Barcelonës.

Mesfushori francez vazhdon të mbetet pjesë e spekulimeve për një kalim të mundshëm te Juventus në Serie A po te Real Madrid në La Liga.

‘Sport’ shkruan se Ole Gunnar Solskajer e konsideron Rakiticn si një zëvendësues të mesfushorit Paul Pogba në skuadrën e tij, përcjell lajmi.

‘Djajtë e Kuq’ kishin bërë një ofertë prej 35 milionë euro për reprezentuesin kroat, e cila ishte refuzuar.

Solskajer është i shqetësuar se Pobga do të largohet, dhe kjo ka detyruar që të vazhdojë kontaktet me Barcelonën për Rakitic.

Komento: