United po e transferon mbrojtësin 60 milionësh

23:59 | 15 Qershor 2019

Manchester United, po përparon në bisedimet me Crystal Palace mbi nënshkrimin potencial të Aaron Wan-Bissaka, raporton Guardian.

21-vjeçari është një nga planet më të rëndësishme të Ole Gunnar Solksjaer këtë verë, por Djajve të kuq mund të duhet të paguaj deri në 60 milionë dollarë për të siguruar shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

“Shqiponjat” tashmë kanë hedhur poshtë një ofertë me vlerë mbi 40 milionë funte (50 milion dollarë) për mbrojtësin , i cili ka impresionuar gjatë 39 paraqitjeve të tij në sezonin e kaluar./ORAinfo/

Komento: