United po ia merr yllin e madh Barcelonës

14:20 | 13 Maj 2019

Manchester United është i gatshëm të rivalizojë Interin në një përpjekje për të nënshkruar mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

El Mundo Deportivo citon një raport në tabloidin britanik The Sun që Djajtë e Kuq kanë hyrë në garën për mesfushorin qendror, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja aktuale e Kroatit në Kamp Nou kalon në vitin 2021 dhe Barça nënshkroi mesfushorët Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong nga Ajax këtë verë.

Raportet thonë se klubi kishte rënë dakord për një shitje 90 milion € në Paris Saint-Germain verën e kaluar, por kjo u refuzua nga vetë lojtari./ORAinfo/

Komento: