United-PSG, përfundon ndeshja me rezultat befasues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

United-PSG, përfundon ndeshja me rezultat befasues

23:01 | 12 Shkurt 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Paris Saint Germman.

PSG ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinale të Champions League.

Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Tuchel ka arritur që të fitojë 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester United në “Old Trafford”.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola dhe raste shënimi, në të dytën, skuadra franceze gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Kimpembe dhe Mbappe i japin PSG një fitore që i jep shumë siguri për duelin e kthimit.

Komento: