United s”është “normal”, ofron 60 milionë për lojtarin që pak kush e njeh

00:01 | 01 Maj 2019

United nuk ia ka ecur mirë ky sezon, prandaj edhe mendon të ndryshojë diçka.

Manchester United nuk ka hequr dorë nga piketimet e futbollistëve për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” po vuajnë shumë në prapavijë dhe objektiv konkret për ta është firma me një mbrojtës.

Dhe për të shtuar cilësitë në skuadër, sipas “Daily Express”, United ka shenjëstruar talentin e Fulham, Ryan Sessegnon.

18 vjeçari i cili shpesh është shndërruar në hero për skuadrën e tij, falë 22 golave të shënuar në 94 takime shihet si një talent me të ardhme dhe United nuk dëshiron të heq dorë nga ai.

Duke iu referuar burimeve të gazetës angleze, United është e gatshme të ofrojë rreth 60 milionë euro për kartonin e Sessegnon.

Komento: