United vjen me transferim “bombë” nga Barcelona

09:02 | 03 Korrik 2019

Manchester United, e do yllin e madh të Barcelonës.

Barcelona do të shesë Samuel Umtitin këtë verë nëse do të merr një ofertë 50 milionë euro. Mançester Uunajted ka nisur bisedimet me gjigantët katalanas, teksa ata kanë vendosur të largojnë qendërmbrojtësin këtë verë.

Sipas spanjolles “Sport”, Barça do të jetë gati ta shesë nëse i ofrohet 50 milionë euro. Junajted nuk po arrin të blejë objektivin kryesor Hari Meguajer, kështu që Samuel Umtiti mund të jetë alternativa e skuadrës britanike.

Mbrojtësi 25-vjeçar ishte titullar në tre vitet e fundit, por në sezonin 2018/19, nuk ka luajtur për shkak të dëmtimeve.

Komento: