United vjen me transferim të “çmendur” nga Barcelona

19:28 | 19 Tetor 2019

Manchester United,po mendon të përforcohet.

Rezultatet jo pozitive të Manchester United në fillim të këtij sezoni i ka bërë drejtuesit që të mendojnë për ndryshime në skuadër që prej janarit.

Pika e kthesës fillon nga stoli dhe emri më afër klubit duket Massimiliano Allegri, i cili nuk do të mbërrij vetëm tek djajtë.

Sipas mediave angleze drejtuesit e United dëshirojnë të afrojnë në klub Rakitic, por kanë menduar dhe për një ‘dhuratë’ për trajnerin e ri.

United është vendosur pas sulmuesit të Barcës, Ousmane Dembele, i cili është duke kaluar një moment të mirë në Katalonjë, pro me Griezman në skuadër ka pak mundësi për të qenë titullar.

Komento: