Manchester United, është bashkuar me garën për të nënshkruar yllin e Barcelonës, porterin Jasper Cillessen këtë verë.
Cillessen, një yll holandez, ka një kontratë në Camp Nou që kalon deri në qershor 2021 dhe përmban një klauzolë lirimi prej 60 milion euro, ndërsa besohet se dëshiron më shumë minuta në ekipin e parë.
29-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Ajax në 2016, por ka bërë vetëm katër paraqitje në La Liga përgjatë tri sezoneve.
Diario Sport citon një raport në Daily Record se United ka regjistruar një interes në Cillessen, i cili është vlerësuar në € 25m-30m nga Blaugrana./ORAinfo/