United vjen me transferim të “çmendur” nga Seria A

20:00 | 12 Prill 2019

Manchester United thuhet se dëshiron ta transferojë Kostas Manolas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 36 milion eurosh.

Sipas Nicolo Schira e Gazzetta dello Sport, United po ‘këmbëngulur’ në një marrëveshje për të nënshkruar Manolas, përcjell ORAinfo.

Mbrojtja qendrore është një pozitë prioritare për Devilët e Kuq për ta forcuar këtë verë, ndërsa Roma mund të detyrohen të shesin Manolas nëse nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Komento: