United zhgënjehet nga Ronaldo

23:17 | 09 Korrik 2022

Manchester United, thuhet se ishte i befasuar nga kërkesa e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga klubi këtë verë.

37-vjeçari shprehu dëshirën për t’u larguar nga United nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme për të, duke përmendur dështimin për t’u kualifikuar në Champions League si një faktor në vendimin e tij, përcjell ORAinfo.

Sipas Daily Mail, Man United u kap në befasi nga kërkesa e Ronaldos, me portugezin nën kontratë me klubin deri në verën e ardhshme.

United ishte i zhgënjyer me kohën e kërkesës, e cila i ka lënë Djajtë e Kuq në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm.

Çështja thuhet se u trajtua nga Ten Hag në një takim të ekipit të hënën kur shumica e skuadrës u kthye në stërvitje./ORAinfo/

Komento: